VMRO-DPMNE ME GJITHË FORCAT KUNDËR SHQIPES, RIHAPJA E MARRËVESHJES SË OHRIT E RREZIKSHME PËR VENDIN

121
0
SHPËRNDAJE

Lëvizja Besa nuk e din se a do të votojë ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i këtij opsioni politik, Zeqirija Ibrahimi, thotë se partia e tij po analizon propozimin, por rikujtoj që e kanë thënë që në fillim, se propozim-ligji i qeverisë, nuk zyrtarizon gjuhën shqipe.

“Për atë se a do ta votojmë jo nuk kemi vendim për shkak se do të bëhet analizë e këtij propozimi që ka ardhur ne e kemi thënë qysh në fillim se ky ligj  ose ky propozim-ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe por vetëm e bën avancim të saj”, u shpreh Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA.

E partia tjetër opozitare, VMRO DPMNE, insiston se ligji është anti-kushtetues. Edhe pse pas zgjedhjeve, vet kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, tha se partia e tij duhet të ndryshoj politikat kundrejt bashkësive tjera etnike, VMRO DPMNE nuk është e gatshme të votojë ndryshime kushtetuese, që do të mundësoni që gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase.

“Pjesa që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në RM në nivel zyrtar është rregulluar me Kushtetutën e vendit si rezultat i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Tani parashtrohet pyetja se a mendon dikush që Marrëveshja Kornizë e Ohrit duhet të ndryshojë? Mendoj se çdo prekje e temave të këtilla mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në vend sesa gjëra pozitive“, tha Ilja Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Para se qeveria të del me propozim për ndryshime në ligjin për përdorimin e gjuhëve, vet deputeti i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, pati deklaruar se nuk kanë asgjë kundër gjuhës shqipe, dhe se vetë ata do të propozonin një ligj të tillë.   Opozita konteston edhe nenin 1 të ligjit i cili thotë:

Propozim-ligj për përdorimin e gjuhëve:

1- Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik

2- Gjuhë tjetër që e flasin më së paku 20% të qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare në përputhshmëri me këtë ligj.

3- Në të gjitha organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, institucione qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, institucione dhe organizata, komisione, persona juridik që kryejnë detyrime publike në përputhshmëri me ligjin dhe institucione tjera, gjuhë zyrtare përkrah gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, është edhe gjuha që e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe shkrimi i saj.

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, parasheh që gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve, të përdoret edhe në uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe në shëndetësi, pikërisht ky nen i ligjit është i kontestueshëm për opozitën, kurse pozita do të pret përgjigje prej Komisionit të Venedikut.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU