TURKU GULIEV KAMPION BOTËROR NË 200 METRA NË LONDËR

806
0
SHPËRNDAJE

Ramil Guliev nga Turqia është kampion i ri botëror në 200 metra, pasi mbrëmë në finalen në Kampionatin botëror në atletikë, që mbahet në Londër, ishte më i shpejti me 20.09 sekonda. 

Ai për dy të qindat ishte më i shpejtë se Vejd Van Nikerik nga Afrika e Jugut dhe Xherem Riçards nga Trinidad dhe Tobago.

Guliev (27), Turqisë ia solli medaljen e parë të artë nga kampionatet botërore. Van Nikerk sipas foto finishit ishte më i shpejtë se Riçards dhe e fitoi vendin e dytë.

Në garën në 400 metra me pengesa te gratë, dy vendet e para u takuan amerikaneve. Medaljen e artë e fitoi Kori Karter me kohë 53.07 sekonda, medalja e argjentë i takoi Dalila Muhamad me kohë 53.50 sekonda, ndërsa si e treta në cak arriti Ristana Trejsi nga Xhamajka.

Sot në sesionin e mbrëmjes të ditës së tetë të kampionatit në program janë katër dispilina finale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU