ÇDO DITË NGA NJË INTERPELANCË E RE, VMRO-DPMNE KËRKON SHKARKIMIN E NIKOLLA DIMITROVIT

514
0
SHPËRNDAJE

Tre ditë me radhë, VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë për ministrat e Qeverisë së re. Sot, i erdhi radha shefit të diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrovit, për të cilin opozita mendon se vepron kundër interesave të Maqedonisë. Ata paraqesin tre arsye, e para është marrëveshja me Bullgarinë, e dyta arsye është ndërprerja e procedurës për emërimin e Aleksandar Nikollovskit për ambasador në Bruksel, ndërsa arsyeja e tretë, refugjatët.

“I urojmë palës bullgare e cila luftoi për interesat e veta, por jo edhe ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, i cili nuk i ka mbrojtur interesat kombëtare të Maqedonisë duke nënshkruar dispozita të cilat në qoftë se zbatohen mund ti shkaktojnë dëm Republikës së Maqedonisë”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me interpelancën e dorëzuar për ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrovin, VMRO-DPMNE mbetet e kapur në të kaluarën dhe në politikën e ndarjeve, izolimit, çarjes dhe konflikteve, thonë Nga LSDM-ja.

“Janë të kota të gjitha përpjekjet e VMRO-DPMNE-së që përmes interpelancave të pabaza mundohen ta mbajnë Maqedoninë në izolim dhe ti pengojnë reformat që janë për të mirën e qytetarëve”, nga LSDM.

Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Zaev, kërkoi bashkim nacional duke dhënë garanci se kjo marrëveshje nuk i prek interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë.

“Kjo marrëveshje i gëzon të dyja palët, për shkak se u hap perspektiva të reja, ndërsa Maqedonisë i duhet bashkim etnik për çështje të cilat janë në interes të qytetarëve”, tha Kryeministri i RM-së, Zaev.

Sipas informatave, kjo nuk do të jetë interpelanca e fundit të cilën VMRO-DPMNE do ta dorëzojë në periudhën në vijim. Pardje nga kjo parti kërkuan shkarkimin e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit, Lupço Nikollovskit dhe të ministres së punës dhe politikës sociale, Milla Carovskës.

 

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU