XHAFERI “DISIPLINON” GRUPIN E VMRO-së, UZURPUAN FOLTOREN, INTERVENON SIGURIMI

1195
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i kuvendit, Xhaferi e thirri sigurimin, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së e bllokuan foltoren. Atmosfera sot në kuvendin e Maqedonisë më shumë ngjante në një lojë fëmijësh se sa në seancë në të cilën duhet të debatohet për shkarkimin e Zvërlevskit. Situata u bë e tensionuar pasi që deputeti Antonijo Milloshoski pa marrë të drejtën e fjalës në Kuvend, doli te foltorja. Xhaferi ia fiku mikrofonin dhe e thirri sigurimin për ta larguar Milloshoskin nga foltorja.

“Pa marrë të drejtën e fjalës dolën te foltorja duke e uzurpuar atë. Edhe krahas sugjerimit tim se ai nuk ka marrë fjalë dhe se duhet të largohet nga foltorja, deputetët e uzurpuan foltoren duke e penguar punën tonë”, tha Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.

Pas një pauze prej një ore, deputetët sërish u kthyen në ulëset e kuvendit. Milloshoski duke u mbështetur në votat që partia e tij i ka fituar dhe që i siguron vendin në Kuvend e porositi Xhaferin të mos e shkelë rregulloren. Në konferencën për shtyp, Ilija Dimovski akuzoi se kryetari i kuvendit dhe shumica e shkelin rregulloren zgjedhore.

“Zoti Xhaferi e uzurpon vendin ku po ulet dhe ka obligim që ta respektojë Rregulloren. Ai nuk vendos se kush do të flasë dhe kur, ai e ka rregulloren për implementim, prandaj, ai, më shumë se të gjithë, duhet të kujdeset për rendin në kuvend, dhe për paqe dhe bashkëpunim mes grupeve të deputetëve”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Qëndrimin, se shkarkimi i Zvërlevskit pas shpalljes së zgjedhjeve është joligjore, partia opozitare VMRO-DPMNE e bazon në nenin 8 të Kodit zgjedhor, sipas të cilit nuk mund të ketë shkarkime dhe emërime në periudhë kur janë shpallur zgjedhjet.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU