QYTETI I SHKUPIT KA SHPENZUAR 200 MIJË EURO, 20 MILIONË EURO LANË NË SHKUP FANSAT E FUTBOLLIT

1109
0
SHPËRNDAJE

Qyteti i Shkupit nga arka e tij ka harxhuar 200 mijë euro për organizimin e Super Kupës Evropiane. Paratë kryesisht janë përdorur për fan zonën neutrale e cila ishte e stacionuar në sheshin Maqedonia, si dhe për promovimin e video-klipit për prezantimin e Super Kupës në Shkup. Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, deklaroi se sipas vlerësimeve, vizitorët të cilët kanë ardhur në vend dhe dashamirësit vendas të futbollit, kanë harxhuar 20 milion euro. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me numrin e vizitorëve të cilët kanë ardhur enkas për super kupën, numër i cili sipas MPB-së është 60 mijë fansa të huaj, ata për dy ditë për ushqim, akomodim dhe shoping, mesatarisht kanë harxhuar nga 350 euro për person.

“Sipas vlerësimeve, rreth 20 milion euro janë harxhuar në qytetin e Shkupit, në periudhën derisa u mbajt Super Kupa, disa dit para dhe sot pas mbarimit. Dhe kjo flet qartë se sa është e rëndësishme që të kemi spektakle të tilla sportive në vendin tonë. Tani shohim se pse klubet luftojnë që të jenë organizator të ngjarjeve të tilla”, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Tregtarët të cilët kanë dyqane në qendrën e qytetit, “fërkojnë duart”. Ata thonë se gjatë dy ditëve të fundit shitja u është rritur në mënyrë drastike.

“Kishte shumë vizitorë të huaj, dhe normalisht edhe shitja u rrit. Më së shumti kanë blerë: birra, ujë, dëshironin që të provonin birrën skopsko si brend maqedonas”

“Po kishte shitje më të madhe sesa ditët e mëparshme”.

“Po kishte pak më shumë, blinin kikirikë, fara, për në ndeshje”.

Tituj dhe lajme pozitiv publikuan mediat angleze dhe spanjolle, por edhe shtëpitë më të mëdha mediatike në botë. Ata shkruajnë për mikpritësin dhe organizimin e ngjarjes më të madhe futbollistike  në Evropë. Nga  FFM-ja thonë se e kanë justifikuar rolin e nikoqirit të super kupës.

“Kjo që ndodhi mbrëmë na jep motiv që përsëri të punojmë shumë dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Me ekipin e tillë, FFM-ja do të konkurrojë edhe për projekte të tjera në të ardhmen e afërt që të mund të organizohen ngjarje të tilla këtu tek ne”, u shpreh Filip Popovski, Sekretar gjeneral i FFM-së.

Deri para dy javëve ende nuk dihej se a do të mbahet kjo ngjarje e madhe futbollistike në Shkup. Janë ndarë mjete shtesë për tejkalimin e problemeve. Anti-reklamë më negative bënë hotelierët të cilët anuluan një  numër të madh të rezervimeve në hotelet të cilat ishin të  rezervuara para një viti, që të nesërmen nga pesëdhjetë euro çmimi tëritet në 1500 euro në hotelet të cilat sipas kategorizimit nuk kanë as tre yje.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU