PESË GAZETARË ARRESTOHEN NË BREGUN PERËNDIMOR

466
0
SHPËRNDAJE

Forcat palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor gjatë ditëve të fundit kanë arrestuar pesë gazetarë, ndërsa njëri prej tyre ishte i lidhur me islamikët e Hamasit, kumtoi Sindikata e gazetarëve.

Agjencia palestineze e lajmeve UAFA duke iu referuar burimeve të paemëruara të sigurisë theksoi se gazetarët e arrestuar akuzohen për zbulimin e informacioneve delikate për grupet armiqësore.

Bregu Perëndimor i cili gjendet në Rripin e Gazës është nën kontrollin e Hamasit, ndërsa në Zonën autonome palestineze në pushtet është Fatah e Mahmud Abasit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU