QYTETARËT “BLLOKOJNË” PRESIDENTIN E FRANCËS

507
0
SHPËRNDAJE

Brizhit Makron, gruaja e Presidentit, por jo edhe “Zonja e Parë” e Francës

Pas inicimit të një peticioni nga qytetarët, Brizhit Makron, bashkëshortja e Presidentit të Francës, Emanuel Makron, nuk do të merr statusin e Zonjës së Parë.

Synimi i Emanuel Makronit që të ndryshoi statusin zyrtar të bashkëshortes së tij si duket ka hutuar shumë njerëz, përfshirë këtu edhe njeriu i cili inicioj në internet peticionin, për të parandaluar synimin e Makronit, shkruan tv21.tv

Rreth 300 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin e aktivistit Teri Valete, i cili theksoi se Brizhit Makronit nuk duhet të pranohet ligjërisht si Zonjë e Parë, ngase ky status do ti mundësonte asaj qasje në buxhetin e fondeve publike.

Ai gjithashtu shtoi se ky veprim nuk do të ishte korrekt, pasi që Parlamenti i Francës ka mbështetur ligjin, i cili i ndalon zyrtarëve që të punësojnë familjarët dhe të afërmit e tyre.

Valet theksoi se ishte kjo një fitore e mrekullueshme e qytetarëve francezë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU