BERLINI DHE KANBERA TË SHQETËSUAR NGA ESKALIMI I TENSIONEVE MIDIS SHBA-së DHE KORESË VERIORE

503
0
SHPËRNDAJE

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme apeloi deri te Koreja Veriore dhe SHBA-ja të tregojnë përmbajtje.

Apeli vijoi pas eskalimit të retorikës midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe Phenianit, të cilët këmbyen kërcënime të përbashkëta me aksione ushtarake.

“Me shqetësim më të madh e ndjekim eskalimin e retorikës lidhur me Gadishullin korean. Situata me të vërtetë serioze”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Martin Shefer, duke shtuar se kërcënimi me armë nuk është zgjidhje.

Në ndërkohë, kryeministri i Australisë, Malkom Tarnbull theksoi se konflikti eventual midis SHBA-së dhe Koresë Veriore do të ketë pasoja katastrofike.

“Mënyra e vetme për përballje me Korenë Veriore është presioni maksimal ekonomik”, theksoi Tarnbull. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU