LAJIQ PRET ZGJIDHJE TË KONTESTIT ME KROACINË PËR DY DERI NË TRI DITË

370
0
SHPËRNDAJE

Ministri serb i tregtisë dhe turizmit, Rasim Lajiq deklaroi se pret që gjatë dy-tri ditëve në vijim të gjendet zgjidhje për kontestin midis Kroacisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, deri tek i cili erdhi për shkak të vendimit të Zagrebit për rritjen e çmimeve për kontrolle inspektuese gjatë importimit të frutave dhe perimeve prej shteteve të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

“Nuk është në interes të askujt ashpërsimi i marrëdhënieve dhe kjo gjendje të stërzgjatet, pasi prej luftërave tregtare në fund numërohen vetëm dëmet dhe këtu askush nuk mund të përfitojë”, deklaroi Lajiq për televizionin Pink.

Lajiq më pas në mënyrë pozitive e vlerësoi deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, i cili gjithashtu shfaqi shpresë se do të gjendet zgjidhje për këtë kontest deri në fund të javës.

Ministrat e Bujqësisë së Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi në takimin e së hënës në Sarajevë kërkuan Zagrebi me urgjencë ta tërheq rregulloren me të cilën rriten kontrollet fitosanitare të frutave të importuara dhe perimeve prej vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe e rriti kompensimin për kontrollet inspektuese prej 90 në 2.000 kuna (prej 12 në 270 euro).

Katër vendet kërkuan që Kroacia t’i përshtatë çmimet e veta për kontroll inspektues me çmimin mesatar në vendet anëtare të BE-së dhe i apeloi BE-së të kyçet në tejkalimin e kontestit. Ata paralajmëruan edhe nëse Zagrebi e tërheq vendimin për rritjen për 22 fish të çmimeve të inespeksioneve, do të ndërmerren masa reciproke ndaj Kroacisë.

Lajiq në një deklaratë theksoi se Serbia planifikon ta ndërmarrë “aksionin e fundit të domosdoshëm” kundër Kroacisë me përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese të produkteve kroate, me qëllim që të dëshmojë se sa të pakuptimta janë masat të cilat i vendosi Zagrebi.

Ai theksoi se pret që Komisioni Evropian të kërkojë prej të gjitha vendeve të garantojnë çmime të njëjta për kontrolle inspektuese të produkteve, pavarësisht nëse ato vijnë prej një shteti anëtar ose kandidate për anëtarësim në BE.

Në reagimin për kontestin, Komisioni Evropian dje vlerësoi se të gjitha palët duhet t’i respektojnë obligimet prej marrëveshjeve për stabilizim dhe asociim midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU