KONFISKOHEN ARMË DHE MUNICION NË MITROVICË

444
0
SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar në lidhje me rastin

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një operacion me ç’rast në zonën e Mitrovicës është realizuar një bastisje që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të armëve dhe municionit.

Bastisja është realizuar në një shtëpi private me objekte përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë dhe 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66-vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU