ISCO DO TË VAZHDOJ ME REALIN

597
0
SHPËRNDAJE

Reali po përgatitë kontratën e re për spanjollin

Futbollisti i Real Madridit, Isco, pasi që shënoi golin vendimtar dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren kundër Mançester United 2:1 në Super-kupën e Evropës, do të nënshkruajë marrëveshje të re me kampionin e Evropës.

“Jam afër nënshkrimit të kontratës së re dhe kjo së shpejti edhe do të ndodhë. Dominuam ndaj Mançesterit, në fund patëm probleme, pasi që kundërshtari ishte i fuqishëm, por treguam se nuk biem në situata të vështira”, ka thënë Isco për “Mundo Deportivo”.

Real Madrid mbrëmë në Shkup mposhti në Super-kupën e Evropës skuadrën angleze Mançester United dhe për herë të katërt fitoi trofeun e çmuar evropian.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU