MOGERINI: BE-ja E TREGOI QARTË PËRKUSHTIMIN E PLOTË DHE TË VAZHDUESHËM PËR MAQEDONINË DHE RAJONIN

383
0
SHPËRNDAJE

Vizitat e kohëmëparshme të prëfaqësueses së alrtë dhe zëvendëskryetares së Komsiionti evropian dhe të eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjsëore e tregojnë përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të BE-së për Maqedoninë dhe rajonin në tërësi.

Këtë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, e shkroi përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini në përgjigjen drejtuar europarlamentarit dhe zëvendëskryetarit të Parlamentit evropian, Dimtiris papadimulis, i cili parashtroi pyetje me shkrim lidhur me gjendjen në Maqedoni.

Papadimulis letrën e dërgoi më 4 maj dhe në të theksoi se “Maqedonia është e minuar bga destabiliteti i vazhdueshëm politik, me përçarje politike dhe ndëretnike që po përkeqësohet”. Papadimulis në letër përmendi edhe se “po intensifikohet klima e rivalitetit politik, ekziston pasiguri e vazhdueshme në çështjen për formimin e qeverisë, mediumet po tentojnë të heshten, pavarësia në gjyqësi është sjellur në pikëpyetje, ndërsa dhuna dhe konfliktet po eskalojnë”. Ai atëherë kishte shtuar edhe se gjendja në Maqedoni “e përkeqëson edhe retorikëpn nacionaliste dhe irredentiste të kryeminsitrit shqiptar Edi rama dhe politikën e Kosovës të cilët po tentojnë ta tërjheqin vëmendjen e opinionit nga problemet e vërteta të varfërisë dhe korrupsionit”.

“Këto dukuri e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe rrugën e tyre evropiane”, konkludoi Papadimulis.

Përgjigja e Mogerinit është em datë 27 korrik, por eurodeputeti grek e publikoi sot dhe në të ceket se “prania dhe përkushtimi i BE-së për vendet nga Ballkani Peërndimor është me rëndësi jetësore për paqen dhe stabiloitetin në rajon dhe rikuperimin e tij ekonomik”.

“Në atë kontekst, BE-ja e shprehi gatishmërinë e vet për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, e cila tashmë bëri hapa pozitiv drejt stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët e vet”, thotë Mogerini në përgjigje.

Ajo, gjithashtu, shton se prëfaqësuesit e BE-sç në deklaratat e tyre, por edhe në kontaktet e drejtpërdrejta me liderët politik vazhdimisht paralajmërojnë se duhet të evitohet çfarëdo lloj retorike provokuese, si brenda, ashtu edhe jashtë vendeve.

“BE promovon paqe, pajtim dhe stabilitet rajonal përmes dialogut dhe konsensusit, dhe do të vazhdojë ta bëjë atë”, thekson Mogerini.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU