PARIS: NISIN HETIMET PËR SULMIN NDAJ USHTARËVE

365
0
SHPËRNDAJE

6 ushtarë francez mbetën të lënduar sot pas një sulmi me automobil

Zyra për anti-terrorizëm e prokurorisë parisiene ka nisur hetimet për sulmin e sotëm me automobil ndaj ushtarëve francezë, njoftoi prokuroria e Parisit.

Në kumtesë theksohet se kanë nisur hetimet për tentimin e vrasjeve të lidhura me vepra terroriste, transmeton AFP. Ndryshe, gjashtë ushtarë francezë janë lënduar sot në mëngjes, pasi janë përplasur nga një makinë në rrethinat e Parisit.

Katër ushtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy janë lënduar më rëndë. Incidenti është shënuar në komunën Levallois-Perret në veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU