DATA E PREZANTIMIT TË GJENERATËS SË TETË TË PROCESORËVE CORE

464
0
SHPËRNDAJE

Ngjarja do të transmetohet globalisht

Intel zyrtarisht ka bërë të ditur se gjeneratën e tij të tetë të procesorëve Intel do ta prezantojë më 21 gusht. Ngjarja do të transmetohet globalisht dhe kompania do të paraqesë prodhimet e veta më të reja, të cilat janë të dizajnuara për procesorët më të ri Intel. Sipas asaj që është e paraparë, ka mundësi që kjo ngjarje të fokusohet në procesorë të mobilave.

Intel mund të përdorë edhe disa laptopë, për të treguar mbi mundësinë e gjeneratës së tetë. Tani për tani nuk është e njohur nëse Intel do të planifikojë të paraqesë edhe procesorë për desktop.

Intel zakonisht publikon gjeneratën e ardhshme të arkitekturës CPU, së pari në platformat mobile, para se të bëjë prezantimin për desktop, gjë e cila sugjeron se ngjarja e ardhshme mund të jetë e lidhur vetëm për çipat mobil.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU