SHËNOHET 72 VJETORI I SULMIT BËRTHAMOR NË NAGASAKI

436
0
SHPËRNDAJE

Me anë të ceremonive në Japoni

Japonia shënoi sot 72 vjetorin e sulmit bërthamor të ndërmarrë nga ushtria amerikane në qytetin Nagasaki, prefekti i së cilit qytet, Tomihisa Taue, nënvizoi se është duke u shtuar frika nga sulmet e reja bërthamore.

Ceremonia, në të cilën morën pjesë me mijëra njerëz, filloi me një minutë heshtje saktësisht në orën 11:02 minuta sipas kohës lokale, kur edhe u ndodhi sulmi para 72 vjetëve.

Taue tha se kërcënimi bërthamor nuk do të zhduket, për aq kohës sa shtetet vazhdojnë të këmbëngulin se armët bërthamore janë vendimtare për të mbrojtur sigurinë e tyre kombëtare, shkruan tv21.tv

Ai i bëri thirrje fuqive bërthamore që të heqin dorë nga këto armë dhe kritikoi Qeverinë e Japonisë për faktin se nuk po përfshihet në përpjekjet globale për të ndaluar armët bërthamore.

Mos-përfshirja e Japonisë në bisedat diplomatike për marrëveshjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve bërthamore është e pakuptueshme për banorët e qyteteve, të cilat kanë përjetuar sulmet bërthamore, tha Taue.

Japonia është shteti i vetëm në botë që ka përjetuar dy sulme bërthamore. Si pasojë e sulmit në Nagasaki vdiqën mbi 74 mijë njerëz, ndërsa tri ditë më herët, si pasojë e sulmit bërthamor në Hiroshimë, patën vdekur 140 mijë njerëz./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU