NESËR DO TË MBAHET SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË KOSOVËS

579
0
SHPËRNDAJE

Mikullovci tha se seanca është thirrur në mënyrë të rregullt

Në takimin e sotëm konsultativ, PAN deklaroi se nesër nuk do të marrë pjesë në seancë pasi që siç theksun zyrtarët nga ky koalicion, seanca nuk është thirrur në mënyrë të rregulltë.

Po ashtu Pal Lekaj në emër të PAN-it propozoi që javën tjetër të mbahen një takim tjetër dhe të vendoset për mbajtjen e seancës. Lekaj tha qe seanca mund të mbahet me 17 ose 18 gusht.

Kryesuesi i takimit të sotëm konsultativ, Adem Mikullovci nuk e hodhi në votim propozimin e Lekajt. Po ashtu Mikullovci deklaroi se vazhdimi i seancës konstituive e thirru për nesër do të mbahet duke filluar nga ora 10:00

“Mbledhja është caktuar për nesër. Nëse nuk vini ne e thërrasim një takim tjetër konsultativ e të vendosim për javën që vjen”, ka theksuar Mikullovci.

Avdullah Hoti përkrahi Mikullovcin duke thënë se seanca plotësisht është thirrur në mënyrë të rregullt./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU