TËRMET NË SEÇUAN, TË PAKTËN 13 VIKTIMA, 175 TË TJERË JANË LËNDUAR

438
0
SHPËRNDAJE

Të paktën 13 persona e humbën jetën, ndërsa 175 janë lënduar në tërmetin me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës së Rihterit, që e goditi pjesën malore të Seçuanit në Kinën Jugperëndimore, kumtoi Qeveria provinciale.

Epiqendra ka qenë 200 kilometra në veriperëndim të Guangjuanit në Seçuan, në thellësi prej 10 kilometrash.

Autoritetet vlerësojnë për të paktën 100 të vdekur dhe disa mijëra të lënduar.

Në qarkun autonom mongol Boro-Tala (Singjang-rajonin autonom hungarez), në pjesën veriperëndimore të Kinës krahas kufirit me Kazakistanin 19 persona kanë pësuar. Paraprakisht u kumtua për tre persona të hospitalizuar.

Dridhjet në këtë rajon i kanë shkatërruar 90 objekte dhe kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kumtuan autoritetet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU