TEMPERATURA TË LARTA NGA FAZA E PORTOKALLTË, TË RESPEKTOHEN REKOMANDIMET

448
0
SHPËRNDAJE

Me temperatura të larta nga faza e portokalltë edhe në dy ditët e ardhshme territori i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë dhe vazhdojnë të vlejnë sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Punëdhënësve i’u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe sigurim i pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe veҫanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) i’u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë qytetarët e vendit i përkujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, përdorim i gardërobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.

Personave me sëmundje kronike iu rekomandohet pranim i rregullt i terapisë së dhënë, ndërsa në rast të paraqitjes së ҫfarëdo qoftë problemi shëndetësor ta kontaktojnë mjekun e tyre amë. Për shkakun e temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese po e theksojmë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.

Informacionet lidhur me valët e të nxehtit jepen vazhdimisht në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU