MADRILENËT FITUES TË SUPER KUPËS NË SHKUP

603
0
SHPËRNDAJE

Mançester United në historinë e tij vetëm një herë ka triumfuar në këtë garë evropiane

Skuadra e Real Madridit ka arritur të mbrojë sonte në Shkup Super-kupën evropiane, pasi shënoi fitore kundër Mançester United në një ndeshje të vështirë me rezultat 2:1.

Casemiro solli madrilenët në epërsi në pjesën e parë duke shënuar gol në minutën 24. Epërsinë në pjesën e dytë e thelloi në 2:0 Isco në minutën 52. Mançester United krejt çka mundi të bëjë në këtë ndeshje ishte të shënojë golin e vetëm përmes Lukaku në minutën 62.

Real Madrid në këtë mënyrë arriti të fitoj për herë të katërt Super-kupën evropiane, ndërsa Mançester United në historinë e tij vetëm një herë ka triumfuar në këtë garë evropiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU