NË PRAG TË SUPER-KUPËS, TË DYJA PALËT TË SIGURTA PËR FITORE

623
0
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes së Superkupës, kryeqyteti i stërmbushur me tifozë të Real Madridit e Mançester Junajtedit. Si tifozët e njërës ashtu edhe tifozët e tjetrit ekip ishin optimist për fitore të ekipit të tyre.

“Unë mendoj se Real Madridi do të fitojë 3:0. Mendoj se Murinjo është menaxher i mirë sepse e tërheqë presionin në vete dhe nuk lejon që lojtarët të kenë presion, por Real Madrid ka ekipin më të mirë”, tha një tifoz nga Çekia.

“Real Madrid, Real Madrid, mendoj se do të fitoj 2 me 0 ,  un mendoj se do të fitojë 2 me 1 . Besoj se Ronaldo do të luaj dhe do të shënojë”, u shpreh tifozi nga Korea e Jugut.

“Junajtedi do të fitojë 2 me 0. Ne besojmë në Hosen”, tifoz nga Holanda.

“Kam ardhur nga Romania për të shikuar, jam fan i Mançester Junajtedit dhe mendoj se të kuqtë do të fitojnë 3 me 2, kam vënë bast në të.

Me qëndrime optimistike ishin edhe trajnerët dhe lojtarët e finalistëve. Në pres konferencën për media para ndeshjes së sonte ata e vlerësuan super kupën si shumë të rëndësishme”, tifoz nga Romunia.

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan tha se në ekip dhe në dispozicion ka 23 lojtarë dhe të gjithë janë të gatshëm për të luajtur, por se ende nuk ka vendosur për formacionin shartues.

“Janë shumë gjëra që duhet të kihet kujdes. Ne do të përgatisim lojë në mënyrën tonë, si gjithmonë. Ne dimë shumë për rivalët tanë dhe çka na brengos neve është ajo çka ne do të bëjmë dhe asgjë tjetër.”

Zëvendës kapiteni i Real Madridit, Marcelo ka folur para finales ndaj Manchester United duke thënë se diferenca ndërmjet Mourinhos e Zidane qëndron tek titujt dhe inspirimin e këtij të fundit.

“Jemi shumë të motivuar dhe e dimë se Manchester United janë shumë të mirë, ne luajtëm me ta në para sezon dhe ishte vetëm para sezon”, tha Marcelo.

Jose Murinjo tha se Real Madridi janë më të mësuar të luajnë në temperatura të larta dhe kjo do të jetë një disavantazh më i madh për djajtë e kuq.

“Duhet të luajmë, duhet të luajmë dhe duhet të kënaqemi me këtë moment, të luash në super kupë nuk është diçka që ndodhë çdo ditë, përveç se nëse jeni Real Madrid apo Barcelona që fitojnë trofe evropian me rregull, duhet të provojmë të luajmë”, u shpreh Mourinho.

Lojtari i djajve të kuq, Majkëll Kerrik tha se asnjë nga bashkë-lojtarët e tij nuk kanë fituar trofeun dhe do të mundohen që me çdo kush ta fitojnë.

“Është lojë e madhe nuk duhet të nënçmohet rruga që kemi kaluar për të ardhur në këtë fazë,  Është një arritje e madhe të jesh pjesë e kësaj dhe jemi duke e marrë shumë seriozisht. Është një trofe i madh për të fituar dhe për të nisur sezonin”, tha Majkëll Kerrik.

Ndryshe stadiumi Filipi i dytë do të jetë i mbushur deri në ulësen e fundit, që do të thotë do të ketë 33 460 shikues. Biletat janë shitur përmes veb faqës zyrtare të UEFA-së, ndërsa selektimi ka qenë nëpërjet llotarisë. Ka pasur raste që janë shitur bileta edhe në treg të zi, ndërsa në një rast policia arriti të kapë në shtëpie e tij një person që kishte publikuar se po shet 2 bileta.

Përgatit: Bajram Memeti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU