SHBA PLANIFIKON INTERVENIM USHTARAK NË FILIPINE

499
0
SHPËRNDAJE

Sipas mediave amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë fillimin e operacionit ushtarak, në kuadër të së cilit forcat ajrore do të ndërmarrin sulme ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në territorin e Filipineve.

Këtë lajm e kumtoi kanali televiziv, ABC, duke cituar disa burime të ministrisë së mbrojtjes. Në planin e Pentagonit propozohet që gjatë këtyre aksioneve të përdoren fluturaket pa pilot, shkruan tv21.tv

Nëse plani miratohet, ushtria amerikane mund të ndërmerr sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik në territorin e Filipineve, të cilët paraqesin kërcënim për aleatet e Uashingtonit në rajonin e Paqësorit.

Siç theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Dejvis, Uashingtoni ka tashmë 15 vjet që bashkëpunon me autoritetet e Filipineve në luftën kundër terrorizmit. Aktualisht në Filipine është stacionuar një grup i vogël i ushtarëve amerikanë, të cilët mbështesin autoritetet filipinase në luftën kundër ekstremistëve islamik./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU