PËR SUPER KUPËN 2600 POLICË, KONTROLLE RIGOROZE NË HYRJE TË ARENËS

622
0
SHPËRNDAJE

 Ministria e Punëve të Brendshme informon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme me qëllim që organizimi i ndeshjes së Super Kupës së UEFA-së mes ekipeve të Real Madrid dhe Mançester Junajted në Shkup të kalojë në rendin më të mirë.

“Janë angazhuar 2600 nëpunës policor të cilët janë të angazhuar për sigurinë e të pranishmëve në arenën e futbollit “Telekom”, rajonin rreth stadiumit të futbollit dhe fan-zonave, ku në pjesën më të madhe të ditë po qëndrojnë tifozët e ty dy klubeve.

Sipas instruksioneve të UEFA-së, në stadium mund të futen vetëm flamuj të klubeve të futbollit Real Madrid dhe Mançester Junajted dhe flamuj të Spanjës dhe Anglisë”, kumtoi MPB.

Ministria u bën thirrje të gjithë atyre që kanë bileta për ndjekje të kësaj ndeshje të vijnë më herët në arenën nacionale për të evituar tollovitë e panevojshme.

“Në hyrje janë paraparë kontrolle rigoroze dhe nuk do të lejohet futja e monedhave, shkrepëseve, kanaçeve dhe mjeteve të tjera”, thekson MPB.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU