“GAME OF THRONES” NDIHMON EKONOMINË KROATE

1541
0
SHPËRNDAJE

Turizmi televiziv

Dubrovniku në Kroaci, një koloni e vjetër veneciane, ku janë xhiruar skena të “Game of Thrones”, është shndërruar në vend të pëlqyer nga turistët.

Adhuruesit e serialit gjithashtu kanë ndihmuar dhe ekonominë lokale. Sipas “International journal of tourism research”, turistët kanë shpenzuar rreth 126 milionë euro gjatë vizitave të tyre.

“Game of Thrones” tashmë në sezonin e 7, numëron rreth 23 milionë adhurues në të gjithë botën dhe kurioziteti i adhuruesve bën që të vizitojnë vendet ku janë xhiruar skenat e filmit. Dubrovniku dhe zemra historike e tij janë mes këtyre destinacioneve./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU