KINË, HUMBËN JETËN 23 PERSONA NGA RRËSHQITJA E DHEUT

437
0
SHPËRNDAJE

Gjatë rrëshqitjes së dheut në jugperëndim të Kinës jetën e kanë humbur 23 persona, ndërsa deri tek rrëshqitja erdhi për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të cilët e goditën pjesën më të madhe të vendit.

Siç është theksuar në kumtesën e qeverisë lokale, dy persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në lagjen malore Siçuan, në provincën Liangshan, ndërsa një person është shpëtuar.

Gjatë rrëshqitjes së tokës janë shkatërruar gjithsej 71 amvisëri, transmeton Tanjug.

Në qershor, rrëshqitja e dheut në pjesën tjetër të Siçuanit jetën e humbën dhjetë persona, ndërsa më shumë se 70 persona edhe më tej rezultojnë si të zhdukur.

Vera në Kinë tradicionalisht është sezon e stuhive, me tajfunë të cilët paraqiten në bregun lindor dhe jugor, si dhe periudhë e vetëtimave intensive.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU