TRAJANOVSKI: SHKUPI SOT ËSHTË KRYEQYTET I FUTBOLLIT

588
0
SHPËRNDAJE

Qyteti i Shkupit sot është kryeqytet i futbollit, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nga fan zona neutrale në sheshin “Maqedonia”.

“Shkupi sot është nikoqir i spektaklit të madh futbollistik. Takohen Real Madridi dhe Mançester Junajted. kemi nderin dhe kënaqësinë t’i shohim emrat e njohur të futbollit. Le të fitojë futbolli, le të fitojë më i miri”, deklaroi Trajanovski.

Ai u bëri thirrje të gjithëve në sheshin “Maqedonia” të kënaqen në fan zonën neutrale me muzikë të mirë, argëtim sportiv dhe sonte bashkarisht ta ndjekin ndeshjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU