FILLOI “PIVOLEND 2017”

802
0
SHPËRNDAJE

Me performancën e bandës Bona Dea, Dixhej Glodragaz dhe Kodra Trans dje në Kalanë e Shkupit filloi edicioni i dhjetë i manifestimit tradicional – Fundjava gurmane me birrë “Pivolend 2017”.

Për shkak të ditëlindjes jubilare, festivali do të zgjasë gjashtë ditë, prej të hënës deri të shtunën. Përveç muzikës, ky Pivolend do t’i kushtohet edhe ngjarjes tjetër më të rëndësishme në botë, futbollit.

пиволенд

Në “Pivolendin” e sivjetmë vizitorët do të argëtohen edhe me Van Gog, Neverne Bebe, Sars dhe Negativ. Shfaqje interesante do të ofrojnë edhe vajzat e Tribute të Beyonce, ndërsa për adhuruesit e futbollit duke e pasur parasysh atë që në të njëjtën kohë mbahet Superkupa, janë përgatitur më shumë përmbajtje në të cilat do të mund të kënaqen në atmosferë tifozerie.

Sivjet me mbajtjen e “Pivolend” fillon edhe argëtimi i madh veror “Super Skopje”, e cila do të mbahet në më shumë lokacione në Qytetin e Shkupit. Më 18 dhe 19 gusht ahengu do të organizohet në Kej 13 Nëntori, më 25 dhe 26 gusht në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, më 1 dhe më 2 shtator në rrugën Maqedonia dhe më 8 dhe më 9 shtator në Rrugën bohemiane në Debar Mëhallë. Më pas në të gjitha këto vende, në dy lokacione, çdo të premte dhe të shtunë në orët e mbrëmjes, banorët dhe vizitorët e Shkupit do të mund të kënaqen në ahengun e mirë veror.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU