DUNJA MIJATOVIQ: NË BALLKAN NUK HEQIN DORË NGA KONTROLLI NDAJ MEDIAVE

391
0
SHPËRNDAJE

 Situata mediale e Ballkanit çdo ditë gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, vlerëson përfaqësuesja e deritanishme e OSBE-së për lirinë e mediave.

Ajo në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se ky është “efekt i luftërave dhe shoqërive në tranzicion”.

“Megjithatë, pas të gjithave qëndron mospërgatitja e politikanëve dhe atyre të cilët kanë fuqi që të heqin dorë nga kontrolli dhe ndikimi në mediat”, deklaroi ajo.

“Për fat të keq të gjithë pohojnë se janë demokratë. Por, në praktikë sillen si në shtetet në të cilat nuk ka pluralizëm medial”, deklaroi Mijatoviq.

Ajo shtoi se nuk janë gazetarët ata të cilët nuk janë fajtorë dhe se nuk mbajnë përgjegjësi, sepse iu mungon solidariteti dhe profesionalizmi.

“Ka edhe probleme nga natyra ekonomike, gjegjësisht mungesë e parave. Një ëmbëlsirë shumë e vogël e marketingut që mund të ndahet midis numrit të madh të mediave. Mungon edhe edukimi”, vlerëson Mijatoviq.

Në planin global sipas saj, situata mediale është shumë problematike.

“Nuk janë problem vetëm lajmet e rreme, por edhe përpjekja e mediave për të qenë nën kontrollin shumë më shumë se paraprakisht”, tha Mijatoviq.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU