HARTA TURISTIKE NËPËR SHKUP, OBJEKTET MË TË RËNDËSISHME TË LËNA PAS DORE

76
0
SHPËRNDAJE

Tre vendet të cilat janë vendosur si të parat nga gjithsej 44 vendet dhe objektet të cilat mund të vizitohen në Shkup, janë Fontana e Ushtarit në Kalë, Hoteli Meriot dhe Ura e Gurit. Ndërsa vendet sikur Kalaja e Shkupit, Muzeu i Qytetit të Shkupit ku gjendet edhe ekspozitura e tërmetit të vitit 1963 në Shkup janë lënë nën hije  të ndërtesave të reja. Këto lokacione prezantohen si më pak të rëndësishme në raport me ndërtesat e reja të stilit barok. Përgjegjësit e të ashtuquajturës zonës neutrale të Sheshit Maqedonia thonë se ideja është që me anë të udhë-rrëfyesve dhe tabelave të arrihet prej në qytet deri tek Stadiumi i Qytetit.

“Qyteti i Shkupit është organizatori i fan-zonës neutrale, ndërsa fan-zonat e tjera i organizon vet UEFA, ne jemi përgjegjës për këtë pjesë, si dhe për pastrimin e qytetit të Shkupit”, u shpreh Koce Trajanovski, qyteti i Shkupit.

Agjencitë turistike thonë se fansat të cilët do të vijnë për shkak të ndeshjes futbollistike, kryesisht i udhëzojnë kah Qendra e Shkupit dhe rrethina.

“Bëjnë pyetje të ndryshme, se ku mund të shëtisin këtu. Ne japim informacione në lidhje me atë që atyre u intereson, varet nëse dëshirojnë që ajo shëtitje të jetë për një ditë të tërë, gjysmë dite, ose vetëm për disa orë, shëtitje nëpër qytet, shëtitje në Çarshinë e qytetit, ngjitje deri në Vodno ose vizitë në Matkë e kështu me radhë”, tha Suzana Zelenikovska, agjencion turistik.

A janë të interesuar fansat e futbollit të dinë se ku do të ndërtohet objekti i rij i MEPSO-s ? I Ujësjellësit dhe kanalizimit ose objekti i Bankës Kombëtare ? Me siguri që jo, por zyrtarët e qytetit për çdo rast edhe këto lokacione I kanë vendosur në hartën turistike.

Përgatiti:  Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU