Në Kavadar edhe tre mësimdhënës dhe 13 nxënës në izolim për shkak një nxënësi të klasës së parë me koronavirus

TË FUNDIT

 Edhe tre mësimdhënës dhe 13 nxënës janë në izolim për shkak të një nxënësi të klasës së parë me koronavirus në Kavadar, janë bërë edhe anketa dhe dezinfektim, konfirmoi për MIA-n Dr. Riste Jovanovski, specialist epidemiologu në Qendrën e Shëndetit Publik Kavadar.

Në 24 orët e fundit, 12 raste të reja u konfirmuan në Tikvesh, 10 në Kavadar dhe dy në Rosoman. Ata janë të moshës 6 deri në 72 vjeç. Dy persona të moshës 51 dhe 53 vjeç u shtruan në spital.