MOT I LIGË E KAPLOI BeH-në, KROACINË DHE SLLOVENINË

470
0
SHPËRNDAJE

Pas temperaturave të larta shumëditore, në pjesët perëndimore të Gadishullit Ballkanik dje moti u freskua, i cili u shoqërua me ulje të temperaturave, me ç’rast Sarajeva u përfshi prej shiut të rrëmbyeshëm, reshje pati edhe në Zagreb, ndërsa disa pjesë të Sllovenisë u përfshinë edhe nga breshëri.

Në Sarajevë në orët e vona të pasdites ra shi i fuqishëm, ndërsa rajonin e Bugojnos e kaploi mot i ligë i shoqëruar me breshër.

Mediat lokale njoftojnë se në rajonin e Bugojnos ka rënë breshër me madhësi të arës dhe se u është shkaktuar dëm i madh kulturave bujqësore.

Shira të rrëmbyeshëm janë vërejtur edhe në pjesët e tjera të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa tani për tani nuk ka raporte për dëme eventuale.

Meteorologët në BeH paralajmërojnë përsëri vapë të madhe edhe ditëve në vijim, ndërsa ulje më serioze e temperaturave pritet nga fundi i javës.

Në Zagreb ka rënë shi, ndërsa temperatura dje në orën 20 ishte 21,5 gradë Celsius.

Disa pjesë të caktuara të Sllovenisë janë përfshirë nga breshëri i shoqëruar me erëra të fuqishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU