Fiç” e konfirmon rejtingun ekzistues kreditor të Maqedonisë BB

722
0
SHPËRNDAJE

Agjencia “Fiç” njoftoi se e konfirmon rejtingun ekzistues kreditor të Maqedonisë BB, me dukje negative, njoftoi sot Ministria e Financave (MF).

Sipas MF-së, në konfirmimin e rejtingut kanë ndikuar politika kredibile, monetare dhe makroprudente, të cilët mundësuan stabilitet të përhershëm të kursit devizor, inflacion të ulët dhe rritje stabile ekonomike.

“Rritja ekonomike për vitin 2017 është reviduar në 2,3 për qind, por vlerëson se formimi i Qeverisë do të rezultojë me përmirësim të pritjeve dhe aktivitetet ekonomike dhe do të thotë se do të mundësojë rritje mesatare prej 3,2 për qind në vitin 2018-2019. edhe pse defiticin buxhetor do ta rrisë presionin  mbi trendin tanimë rritës të borxhit shtetëror, me 39,9 për qind në vitin 2017 ai është projektuar nën mesatare në 49,5 për qind nga BPV-ja  e vendeve me rejting të ngjashëm kreditor”, njofton Ministria.

“Fiç” në raport noton se kriza e prolonguar politika ka tejkaluar me formimin e Qeverisë së re. Madje, vlerësohet se “Plani 3-6-9” të Qeverisë për politika të orientuara drejt anëtarësimit në NATO dhe BR dhe kthim të besimit në pavarësi dhe transparencë të institucioneve publike ballafaqohet me sfida të rëndësishme në implementim. Ata fillimisht janë të lidhur me rreziqe nga mosmarrëveshje të mundshme në shumicën qeveritare, si dhe me rreziqe nga obstruksione nga opozita, ndërsa zgjedhjet lokale do të paraqesin test fillestar për progresin e qeverisë.

“Konfirmimi për dukjen negative i reflekton vlerësimet e ‘Fiç’-it se edhe krahas formimit të Qeverisë së re, ende ekzistojnë rreziqe politike për udhëheqje efektive dhe implementim të politikave ekonomike, rritje më të lartë dhe avancim drejt BE”, qëndron në kumtesën e MF-së.

“Fiç” njofton edhe se ndaj përmirësimit të rejtingut mund të ndikojnë ulja e jashtëzakonshme e pasigurisë politike si dhe implementimi i konsolidimit afatmesëm kredibil fiskal, konzistent me stabilizimin e pjesëmarrjes së borxhit publik në BPV. Përkundër kësaj, ndaj përkeqësimit të rejtingut kreditor mund të ndikojnë përsëritja e jostabilitetit politik, si dhe zgjerimi i jo baraspeshave të jashtme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU