KËNGËTARIN E NJOHUR E MERR MALLI PËR QEBAPA TË KOSOVËS

468
0
SHPËRNDAJE

Ai tha se ka në Amerikë, po nuk i përgatisin si këtu

Këngëtari i njohur shqiptar, Seven Saraqi në emisionin ”21 Gradë” sonte foli për shumë gjëra rreth jetës profesionale por edhe private.

Meqenëse ka kohë që këngëtari ka kohë që jeton në Amerikë, ai u pyet se a po e merr malli shumë për Kosovë? Lidhur me këtë pyetje, Saraqi tha se e merr malli gjithë, derisa kur u pyet se për çka e merr malli më shumë, ai duke qeshur tha se e merr malli me hangër qebapa. ”Kanë në Amerikë, po si bajnë si këtu”, tha këngëtari, shkruan rtv21.tv.

Ai më tutje tha se e merr malli edhe për shoqëri e familje që i ka këtu.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtarit është ”Molotov, i cili u pritë mirë nga publiku./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU