Kroacia, Slovenia dhe Bullgaria me numër rekord të të infektuarve nga Covid-19

TË FUNDIT

Kroacia, Sllovenia dhe Bullgaria në 24 orët e fundit kanë numër rekord të të infektuarve të rinj me Covid-19.

Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.563 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 13 vdekje, që është numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë.

Momentalisht janë gjithsej 7.380 raste aktive, nga të cilat 661 pacientë janë në spital.

Që nga 25 shkurti, gjithsej 29.850 njerëz janë infektuar me virusin e ri në Kroaci, nga të cilët 406 kanë vdekur, ndërsa gjithsej 22.064 janë shëruar.

Për momentin ka 25.620 njerëz në vetizolim.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 418.821 persona, nga të cilët 6.874 në 24 orët e fundit, kumtoi Shtabi kombëtare për mbrojtje civile.

Në të njëjtën kohë, Sllovenia, me 1.663 të infektuar të rinj ka shënuar një rekord të ri ditor.

Rekord është vendosur përsëri edhe në Bullgari, ku 1.472 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Siç është publikuar në ueb-faqen zyrtare për monitorimin e epidemisë, janë testuar 8.738 persona, që do të thotë se përqindja e të infektuarve është 16.8 për qind.

Gjithsej 33.335 njerëz janë infektuar në Bullgari, nga të cilët 1.048 kanë vdekur.

Aktualisht në Bullgari ka 14.689 raste aktive nga të cilat 1.732 janë në mjekim spitalor.