OPOZITA ME KRITIKA PËR REBALANCIN E BUXHETIT, PUSHTETI MBROHET, INVESTIMET KAPITALE NUK DO TË SHKURTOHEN

556
0
SHPËRNDAJE

 

“Opozita përdor gënjeshtra dhe manipulime kur nga foltorja e kuvendit akuzon se me rebalancin e buxhetit do të ulen investimet kapitale”. Ministri i financave Tevdovski në kuvend sot kështu i mbronte shkurtimet në arkën shtetërore. Sipas tij nuk shkurtohen financat për këtë pikë kryesore në formimin e buxhetit të një shteti. Çdo vit qeveria e mëparshme ka shfaqur imazh të rrejshëm në lidhje me investimet kapitale, u shpreh Tevdovski.

“Realizimi i investimeve kapitale në vitin 2016 ka qenë 16,9 miliard denarë, që do të thotë më shumë se 10 miliard denarë më pak janë realizuar gjatë vitit të kaluar. Asnjë vit investimet kapitale nuk kanë arritur nivel prej 19 miliard denarësh, tani praktikisht janë vendosur 5 miliard denarë më shumë nga ajo që në të vërtetë realizohet”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Por opozita mbetet me qëndrimin se qeveria ka për qëllim që të punojë kundër interesave të qytetarëve.

“Ja se çfarë po shkurtoni. 8 milion për masat preventive për tuberkulozë, ja ku shkurtoni 36 milion për imunizim të fëmijëve, vallë këtu po shkurtoni ? Ja ku po shtoni, aty ku Mogerini ju thotë që të ndërpritni partizimin e administratës”, tha Vladanka Aviroviq.

Deputetët e partive shqiptare, ata nga pushteti, si dhe nga opozita kanë qëndrim të njëjtë. Thonë se me rebalancin e buxhetit nuk ka mjete të mjaftueshme që të bëhet zhvillim i barabartë rajonal.

“Në buxhetin e ardhshëm ministria e financave do të duhet të parashikojë mjete financiare për zhvillim të barabartë rajonal. Prandaj besoj se qytetarëve do tu mundësohet që të jetë të barabartë me të gjithë, si në eksportin e prodhimeve të tyre ashtu edhe në kryerjen e pagesave të tatimeve”, tha Ejup Alimi, BDI.

“Vazhdon shprehia e vjetër për ndarje jo të barabartë të buxhetit. Po vërehet se edhe më këtë rebalanc të buxhetit në sferën e infrastrukturës po bëhet margjinalizim ndaj shqiptarëve në pjesët ku ata janë shumicë.  Që nga pavarësia e Maqedonisë, shumë pak kanë arritur buxhetet ti arsyetojnë qëllimet e politikës makro ekonomike”, tha Fadil Zendeli, Besa.

Sipas parashikimeve, të ardhurat janë në diku rreth 3 miliard euro, ndërsa parashikohet që të ketë shpenzime prej 3.3 miliard eurosh.  Projektimi i deficitit është 302 milion euro. Rebalanci është projektuar me rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 2.2 përqind.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU