NATO i dhuroi Shqipërisë 60 makina respiratore

TË FUNDIT

Ministria shqiptare e Mbrojtjes pranoi donacion nga NATO-ja, i cili përbëhet prej 60 makinave respiratore.

Lidhur me donacionin, përmes Fejsbukut reagoi ambasada amerikane, ku ceket se SHBA-ja tregon se dërgesa e makinave respiratore të prodhimit amerikan e konfirmon përkushtimin e SHBA-së ndaj sfidave globale.

“Aleatët e NATO-s janë të bashkuar në luftën kundër Kovid-19. Dërgesa e 60 respiratorëve në Shqipëri, të prodhuar në Amerikë, nga rezervat e Aleancës, e tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për lidhjen tonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s kundër sfidave globale”, shkruan në kumtesë ambasada amerikane.

Donacioni u koordinua nga qendra euroatlantike e NATO-s për koordinim dhe përgjigje ndaj katastrofave (EADRCC). Këto ditë donacioni do t’i dorëzohet Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë, pas çka do të shpërndahet nëpër spitale.

Në Shqipëri po përkeqësohet gjendja me Kovid-19, ku këtë muaj mesatarisht brenda ditës regjistrohen nga 230 raste të reja. Në 24 orët e fundit, Kovid-19 është diagnostikuar tek 301 persona, që është numri më i lartë deri më tani.