VETURË ME PANELE DIELLORE

377
0
SHPËRNDAJE

Mö është e përkryer për udhëtime të shkurtëra

Kompania spanjolle Evovelo prezantoi një makinë të vogël me panele diellore. Ajo kombinon avantazhet e një makine të tilla si: siguria, mbrojtja ndaj kushteve të motit dhe qëndrueshmëria me lehtësinë e një biçiklete, konsumi i pakët i energjisë dhe shfrytëzimi më i mirë i hapësirës.

Vetura e vogël quhet Mö. Mö është e përkryer për udhëtime të shkurtëra, deri në 50 km dhe ka një shpejtësi maksimale prej 45 Km/h.

Në pjesën e sipërme të saj është montuar një set panelesh diellore, të cilët e karikojnë baterinë 1000Wh e mjetit shumë shpejt. Për t’u rimbushur plotësisht asaj i nevojiten rreth 3-4 orë.

Dimensionet e saj 140 cm të gjera, 200 cm të gjata dhe 130 cm të larta do të thotë se Mö nuk merr shumë hapësirë. Megjithatë, është mjaftushëm e madhe për t’u ulur dy të rritur para dhe dy fëmijë në pjesën e pasme.

Duke qënë se Mö ka një sistem të plotë të ndriçimit, rripat e sigurisë, mbrojtjen e ndikimit anësor dhe karakteristika të tjera të sigurisë, ju mund të ndjeheni të sigurtë dhe rehat kur të udhëtoni me këtë mjet ekologjik.

Prototipi i ri i Evovelos zyrtarisht debutoi në Malaga, Spanjë.

evovelo-vetura-me-panele-diellore-1 evovelo-vetura-me-panele-diellore-3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU