Lëshohet në përdorim velodromi i ri në Parkun e qytetit

TË FUNDIT

Ka përfunduar dhe ëshë lëshuar në përdorim velodrimi, gjegjësisht shtegu për biçikleta në Parkun e qytetit, menjëherë afër parkingut tek Instituti i blegtorisë. Ky lokacion është i mbushur me përmbajtje argëtuese dhe rekreative. Qyteti i Shkupit në tërë këtë lidhet me ndriçimin, rregullimin hortikulturor dhe shatërvan për ujë, ndërsa tërësisht është rikonstruuar edhe parkingu i madh të cilin e shfrytëzojnë vizitorët e Parkut të Qytetit.

Gjatë vizitës së sotme në lokacion, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi shumëvjeçar me Stopanska Bankën, me ndihmën e të cilës është përpunuar ky projekt dhe theksoi se Qyteti e realizon vizionin e vet për ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët përmes pasurimit të përmbajtjeve të qasshme veçanërisht për gjeneratat më të reja, investim në infrastrukturë. në mjedisin jetësor dhe përmes modernizimit të transportit.

Kryetari i Këshillit drejtues të Bankës, Diomidis Nikoletopulos gjatë vizitës shprehu kënaqësi që brendi Stopanska Banka SHA Shkup gjithnjë e më shumë bëhet sinonim për bashkëpunim me bashkësinë, investimi në mjedis më të mirë jetësor dhe aktivitet qytetar. fb/