QEVERIA: PO RRITET KAPITALI I MAQEDONISË NË BANKËN NDËRKOMBËTARE PËR RIPËRTËRITJE DHE ZHVILLIM

431
0
SHPËRNDAJE

Qeveria mori vendim për rritje të kapitalit që Republika e Maqedonisë e posedon në Bankën Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim me regjistrim të 114 aksioneve plotësuese, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Për zbatim të këtij vendimi i autorizuar është ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili duhet ta nënshkruajë instrumentin për regjistrim të aksioneve tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim-Banka Botërore.

Qeveria, me kërkesë të kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, e shqyrtoi dhe e miratoi informatën për inicim të procedurës për marrje të vendimit për autorizim të organizatës për përpunim të dekorimeve të Republikës së Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU