Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duarve janë thelbësore për mbrojtje nga virusi korona

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje ndaj korona virusit.

Mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve – ruajtja e higjienës janë të vetmet masa që mund të ndalojnë përhapjen e virusit. Ata janë thelbësorë në luftën kundër Covid-19.

Dje, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce theksoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare. Ai pret që ndryshimet në Ligj të bëhen me procedurë të shkurtuar, për të miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19.

Kudo në botë, në Evropë dhe në vendin tonë, numri i të sapo infektuarve me Covid-19 po rritet. Rreziku i vjeshtës është një alarm serioz që masat universale për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik duhet të respektohen vazhdimisht dhe plotësisht, veçanërisht për shkak se kushtet e motit po ndryshojnë dhe qytetarët fillojnë të funksionojnë më shumë në ambiente të mbyllura.

Aktualisht, mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi, kudo në botë, jo vetëm në vendin tonë, është mbajtja e maskës mbrojtëse, distanca e nevojshme fizike dhe higjiena e rregullt dhe e plotë e duarve.