Armata e Maqedonisë së Veriut nesër në mision të parë si anëtare e NATO-s

TË FUNDIT

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Nesër në rotacionin e parë 44 pjesëtarë të Armatës do të drejtohen në misionin e NATO-s në Kosovë, të përbërë nga oficerët e shtabit dhe tokë sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.

Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.

“Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave më të rënda, tani më i kanë dëshmuar në pjesëmarrjen e tanishme 18 vjeçare në misionet paqësorre Isaf dhe Mbështetjen vendimtare në Afganistan dhe misionet Liri për irakun, Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe Unifil në Liban”, informuan nga ARM-ja.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të anëtar i NATO-s, për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR, ndërsa në periudhën e deritanishme ka marrë pjesë si ndërmjetësues përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO-n përmes qendrës koordinative për mbështetje të vendit nikoqir, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it pranë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke i përfshirë edhe nevojat tjera të KFOR-it të sigurimit logjistik.

Aktivitetin do ta realizojë në harmonizim me protokollet dhe rekomandimet e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për numrin e pjesëmarrësve, organizatës shëndetësore të sigurisë dhe lëvizjen, me distancë dhe mbrojtje të siguruar.