TEATRI TURK ME “MBRETIN LIR” PREMIERË NË “VERËN E OHRIT”

452
0
SHPËRNDAJE

Teatri turk nga Shkupi në festivalin “Vera e Ohrit” sonte do ta shfaq premierën e shfaqjes “Mbreti Lir” nga Uillim Shekspir, ndërsa në regji të Diego de Brea.

Përzgjedhësi i programit dramatik të “Verës së Ohrit”, Zoran Lutkov theksoi se koncepti i festivalit sivjet bazohet në premierat vendore.

“Jam shumë i lumtur që pothuajse të gjitha tekstet e Shekspirit kanë regjisorë të huaj të cilët bëjnë regji në Maqedoni. Ata i bënë planet e tyre që regjinë ta bëjnë në verë prandaj e pata shumë më lehtë ti sjell në “Verën e Ohrit”. Të mos flas që për të gjithë është nder ta kenë premierën në këtë festival me renome,” theksoi Lutkov.

Për shkak të intimitetit që e ka shfaqja, ajo do të zhvillohet në hapësirë të mbyllur, në skenën e Qendrës për Kulturë në Ohër.

Në shfaqjen teatrale të “Mbretit Lir” do të luajnë aktorët Xhenap Samet, Nesrin Tair, Osman Ali, Zubejde Ali, Erman Shaban dhe Ebru Musli. Skenografia dhe kostumografia janë të Bllagoj Micevskit, ndërsa muzika është përzgjedhje e regjisorit de Brea.

Shfaqja do të mbahet në Qendrën për Kulturë “Grigor Përliçev” me fillim prej orës 21.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU