U MIRATUA MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM PËR GAZ NATYROR MES MAQEDONISË DHE BULLGARISË

504
0
SHPËRNDAJE

 Qeveria në mbledhjen e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në fushën e gazit natyror ndërmjet Minsitrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Minsitrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë.

Lidhur me këtë, Qeveria, siç kumtoi shërbimi i saj për shtyp, e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

“Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë ndërmjet sy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, thekson shërbimi qeveritar për shtyp në kumtesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU