VIRUSI “HANTAAN” VIHET NËN KONTROLL, 7 PACINETË NGA SIMNICA JASHTË RREZIKUT PËR JETË

372
0
SHPËRNDAJE

Në Klinikën infektive të Shkupit ende mbeten nën kujdesin intensiv edhe 7 persona nga fshati Simnicë i Gostivarit. Disa prej tyre janë nga familja Miftari, e disa punëtorë në fermën e familjes, ku përmes minjve ishin përhapur ethet hemorragjike me virusin Hantaan, nga i cili më të prekurit babë e birë e pësuan me jetën. Infektologu Ilir Demiri thotë se 7 pacientët janë jashtë rrezikut për jetë dhe të gjitha masat e duhura janë ndërmarrë nga Ministria e shëndetësisë dhe nga Klinike infektive.

“Me këtë rast janë marr në mbikëqyrje të vazhdueshme edhe 7 pacientë të tjerë, gjendja e tyre shëndetësore është stabile, nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket pasqyrës klinike deri në këto momente dhe në vazhdimësi përcillen analizat laboratorike biokimike. Mendoj që deri ditën e hënë do të përfundojmë me përcjelljen shëndetësore”, tha Ilir Demiri, Infektolog

Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari thonë se me qëllim që të ndalet përhapja e sëmundjes ngjitëse, janë shqiptuar masa ndalimi për lëvizjen e bagëtisë në atë zonë dhe obligim për paraqitje të obliguar të kafshëve të infektuar ose të ngordhur deri te shoqata kompetente e veterinarëve.

“Nga ana e veterinarëve janë marrë mostra për analiza laboratorike të ushqimit për kafshë dhe të ujit, të prodhimeve që përmbajnë qumësht dhe djathë, të cilët prodhohen në këtë fermë. Është marrë gjak nga bagëtitë për analizë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet për sëmundjen ngjitëse. Në fermë janë përforcuar masat preventive, ndërsa është bërë dezinfektim dhe deratizim”, nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan: “Me përgjegjësi profesionale dhe morale se rasti i trishtë i dy jetëve të humbura në Gostivar, ishte pasojë e një infeksioni akut, por për fat të mirë e izoluam dhe jo vetëm që 7 të infektuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, por dhe vet epidemia nuk ka rrezik të aktivizohet në shkallë pandemie.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU