TEVDOVSKI: OBLIGIMET E FSHEHURA TË PAPAGUARA TË SHTETIT 363 MILIONË EURO

409
0
SHPËRNDAJE

Gjithsej 360 milionë euro janë obligimet e papaguara të institucioneve shtetërore përfundimisht me 31 majin e vitit 2017, kumtoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai theksoi se më të mëdha janë obligimet tek institucionet buxhetore dhe ndërmarrjet publike të themeluara nga RM.

Tek shfrytëzuesit buxhetor shumë më të madhe të obligimeve të papaguara është në financim të veprimtarive nga sfera e kulturës në shumë prej 2,4 miliardë denarë , kryesisht të bëra për ndërtimin e sallës së Filarmonisë, Teatrit të dramës, objektit Nëna Terezë dhe Teatrit Veles.

Obligimet e papaguara të institucioneve publike shëndetësore paraqesin 3,2 miliardë denarë, ndërkaq më të mëdha janë në Institutin për transfuziologji, Spitalin e përgjithshëm 8 Shtatori Shkup dhe Klinikën për sëmundje kirurgjike Shën Naumi i Ohrit Shkup.

Gjashtë miliardë denarë janë obligimet e papaguara të ndërmarrjeve publike të themeluara nga RM me ç’rast më të m[dha janë në HM Transporti, SHA Mepso dhe Rrugët e Maqedonisë.

Komunat kanë obligime të papaguara prej 4,6 miliardë denarëve me ç’rast obligime më të mëdha të papaguara kanë Ohri, Tetova dhe Karposhi.

Minsitri i Financave theksoi se në këtë shumë mungon komuna e Gostivarit, sepse nuk ka parashtruar informacione në Ministri.

Ndërmarrjet lokale të themeluara nga komunat kanë obligime të papaguara prej 2,5 miliardë denarëve, ndërkaq obligime më të larta kanë në Kumanovë, Ohër dhe në qytetin e Shkupit.

Ministri Tevdovski në konferencë për shtyp theksoi se për momentin Ministria e Financave po kontrakton me Bankën botërore projekt për përballje me këto obligime dhe zhvillim të mekanizmit për parandalim të tyre në të ardhmen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU