JA SHENJAT KRYESORE TË ALERGJISË?

402
0
SHPËRNDAJE

Mbani gjithmonë ilaçe alergjie me vete

Të gjesh trajtimet e duhura për reaksionet alergjike është shpeshherë shumë e vështirë sepse simptomat e alergjisë janë shumë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera.

Por gjithsesi duhet me patjetër të keni parasysh se 3 shenjat kryesore të alergjisë janë:

1.Kollitje e vazhdueshme – Nëse keni kollë të ftohtë pa dhembje fyti e inflamacione të tjera atëherë është shenjë e alergjisë.

2.Skuqjet e lëkurës – Gjatë stinës së verës skuqjet shkaktohen nga pickimi i mushkonjave, por edhe nga nxehtësia. Gjithsesi duhet të dini se edhe mushkonjat shkaktojnë reaksion alergjik.

3.Sy të ënjtur dhe kruajtje – Një nga reaksionet më të shpeshta alergjike janë inflamacionet në sy si dhe ënjtjet. Kjo vjen si pasojë e polenave dhe ushqimeve.

Këshilla

Mbani shënim të gjitha simptomat alergjike në mënyrë që doktori juaj të kuptojë llojin e reaksionit.

Mbani gjithmonë ilaçe alergjie me vete.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU