FLET BONUCCI, JA PSE U LARGUA NGA JUVENTUSI

357
0
SHPËRNDAJE

Leonardo Bonucci, që prej pak ditësh ka veshur fanellën e Milanit, ka folur sot për herë të parë për këtë transferim, duke braktisur ngjyrat bardhezi të Juventusit. “Sezonin e fundit lidhja mes meje dhe Juventusit kishte nisur të lëkundej, nga të dyja palët dhe për të dhënë 100% në fushë duhej të ndihesha i rëndësishëm. Por kjo gjë te Juventusi ndodhte me faza dhe kjo nuk më pëlqente. Edhe martesat më të bukura ndonjëherë ndodh që të prishen, ndaj dhe morëm një vendim të përbashkët për t’u divorcuar në fund të sezonit. Në Torino më bënë të ndihesha i rëndësishëm, por tani është koha për të nisur një aventurë të re, me ambicje të reja. Kam hapur një faqe të re të jetës time”, tha Bonucci nga Kina, pas mbërritjes te skuadra e re.

Mbrojtësi i Milanit, i pyetur në lidhje me marrëdhëniet e krijuara me shokët e skuadrës tha: “Ka patur moment kur kemi biseduar dhe përballur problemet. Secili ka karakterin e tij, por me skuadrën kam patur gjithnjë marrëdhënie të mirë dhe nuk ka ndodhur asgjë nga ato që janë shkruar në media”, tha Bonucci, që nuk di të japë një përgjigje të saktë nëse do të qëndronte nëse do të largohej trajneri Allegri

Edhe martesat më të bukura ndonjëherë ndodh që të prishen, ndaj dhe morëm një vendim të përbashkët për t’u divorcuar në fund të sezonit”

“Nuk kam asgjë me trajnerin. Nëse më ka aktivizuar gjithnjë do të thotë se kam qenë i rëndësishëm për ekipin. Të kesh polemika me trajnerin është normale, unë jam një njeri që i them gjërat haptazi. Nuk kam asnjë problem me Allegri edhe pse situata të ndryshme mund të çojnë në pasoja dhe në fund secili merr një vendim dhe përgjegjësi”, tha Bonucci për mediat italiane. Por mbrojtësi pranoi se ndeshja e kthimit në Porto, ku qëndroi në një stol në tribunë, vulosi divorcin: “Incidenti në Porto krisi përfundimisht marrëdhëniet edhe pse kishim patur polemika edhe më parë, por që i kishim mbyllur”, tha Bonucci.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU