Vazhdon seanca gjyqësore për dënimet e të dënuarve nga Agimi i Artë

TË FUNDIT

Paradite në gjykatën e Athinës vazhdon seanca gjyqësore për dënimet për të dënuarit në procesin kundër Agim të Artë, pasi të mërkurën ishin shpallur fajtorë për organizatën kriminale, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjatë ditës së djeshme, avokatët e të akuzuarve i prezantuan argumentet e tyre në kërkesat për zbutjen e dënimeve, ndërsa pasi dje, seanca gjyqësore ishte ndërprerë në orën 19, vazhdon sot në orën 11.

Për shtatë të dënuarit për udhëheqje të organizatës kriminale, gjegjësisht për liderin e Agimit të Artë dhe edhe gjashtë ish deputetëve, prokurorja dje i hodhi poshtë kërkesat e avokatëve për zbutjen e dënimeve.

Dënimet për të dënuarit do të bëhen të ditura pasi do të deklarohen të gjithë avokatët, ndërsa duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për lëndë voluminoze me mbi 60 persona të dënuar, vlerësimet janë se ndoshta për shqiptimin e dënimeve do të nevojitet edhe një seancë gjyqësore, sipas gjitha gjasave të hënën.

Nikollas Mihallollakos, lideri i partisë dhe gjashtë ish deputetë po përballen me dënim me burg prej pesë deri në 15 vjet, përderisa 13 anëtarë të tjerë nga Agimi i Artë, fajtorë për pjesëmarrje në organizatë kriminale mund të dënohen me prej pesë deri në dhjetë vite burg.