KONCERT I HELI SIEKINEN DHE BENDIT “T.A.O” SONTE NË “VERËN E OHRIT”

376
0
SHPËRNDAJE

Nata e dytë në suaza të xhaz fundjavës të “Verës së Ohrit” parashikon dy koncerte edhe atë e artistes finlandeze të harmonikës Heli Siekinen prej orës 21 dhe bendit “T.A.O” nga Danimarka  prej orës 22:30.

Siekinen në Ohër do të performojë në shoqërim të orkestrës kamertale, ndërsa do të luaj dy kompozime të saj si dhe përpunime të veprave të njohura botërore.

Për bendin danez “T.A.O”  në përbërjen e Kejd Buge në kitarë akustike dhe elektrike, Vilhem Tomsen Nilsen në bas dhe Andres Pedersen në tupana mund të thuhet se përcaktohen nga emri i vetë përbërjes e cila ndoshta ka më shumë rëndësi, por në formë më të pastër “TAO”  do të thotë lëvizje.

Për të gjitha koncertet në suaza të xhaz fundjavës së “Verës së Ohrit” është rezervuar skena Saraj i Poshtëm. Çmimi i bllokut për tërë natën është 500 denarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU