SHKAQET KRYESORE TË TENSIONIT TË ULËT TË GJAKUT

561
0
SHPËRNDAJE

Ku duhet të tregojmë kujdes

Hipotensioni përkufizohet si rënia e tensionit arterial nën 90 me 60 mmHg, i cili shkakton simptoma klinike si marrje mendsh, errësim të pamjes, mungesë përqendrimi, të vjella apo alivanosje.

Rënia e presionit arterial mund të ndodhë te kushdo, megjithatë një rast i veçuar fiziologjik është shtatzënia që mund të shoqërohet me rënie të presionit arterial që shkon drejt normalizimit pas lindjes.

Ndër shkaqet patologjike që çojnë në hipotension janë: Mungesa e vitaminave, anemia, dehidrimi, gjakrrjedhja, infeksionet, reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike kardiake si sulmi kardiak./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU