JOHN WALL EDHE KATËR VJET TE WASHINGTON

446
0
SHPËRNDAJE

Kontratë qindra milionëshe për basketbollistin

Basketbollisti amerikan i Washington, John Wall, ka zgjatur kontratën edhe për katër vjet për 170 milionë dollarë (145,8 milionë euro), ka bërë ai të ditur të premten në mbrëmje.

“Kam nënshkruar një kontratë të re me Wizards dhe jam i kënaqur që do të qëndroj +DC+. E dua ketë qytet, e dua ketë ekip, i dua shokët e mi te ekipit”, deklaroi ai.Sipas televizioneve TNT e ESPN, Wall, 26 vjeç, është nën kontratë edhe dy vjet për 37 milionë dollarë.

Ai realizoi në 2016-17 sezonin e tij më të mirë të karrierës që nga debutimi në NBA në 2010 më një mesatare prej 23,1 pikesh për ndeshje.Washington u eliminua në turin e 2-të të play-off-it 2017 nga Boston (4-3).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU